Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndryshimet që i ka bërë si kryetar i Komunës së Mitrovicës për katër vite.
Në një postim në Facebook, ai është shprehur i lumtur dhe ndryshimet që i ka bërë.
“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë”.
“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë një shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, ka thënë Hamza.