Komuna e Mitrovicës: Dita e diel do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës: Dita e diel do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se tashmë dita e diel do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt.

Sipas njftimit të lëshuar nga Komuna, bazuar në kërkesat e bizneseve është bërë pezullimi i përkohshëm i dispozitave të Rregullores nr. 07/2023 dhe nr. 09/2023.

“Duke u bazuar në diskutimet e shumta dhe kërkesat e bizneseve në takimet me përfaqësuesit e komunës, është bërë pezullimi i përkohshëm i dispozitave të Rregullores nr. 07/2023 dhe nr. 09/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se me anë të pezullimit të përkohshëm të kësaj despozite, e diela do të jetë ditë pune.

“Bazuar në nevojën për të siguruar një ambient më fleksibël dhe mbështetje për bizneset tona, të cilat kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe punësimin, me vendim të kryetarit është bërë pezulimi i përkohshëm i dispozitave të Rregullores, ku dita e dielë do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt të ditëve të punës”, thuhet tutje në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat