Mitrovica sot

Mitrovica

Mitrovica sot

Nga: Nuha Zolufi Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:09
Pamje nga Mitrovica

Ishim për pushime në Kosovë. I shëtitëm të gjitha qytetet e Kosovës edhe Mitrovicën në veri, Trepçën, Liqenin e Ujmanit, ishte qetësi pa asnjë problem, sikur se në qytetet tjera të Kosovës. Telat gjemborë mbi Urën e Ibrit ishin hequr.

Shtëpinë e heroit kombëtar Xhafer Devës e kishin riparuar që e hijeshonte atë pjesë të Mitrovicës.Qeveria Kurti e kishte shtri sovranitetin e shtetit edhe në atë qytet të ndarë qe dy dekada!

Era shtet i vinte Kosovës anë e mbanë! Po të ishte Albini Kryeministër edhe 8200 hektar të Alpeve Shqiptare nuk iu kishin dhënë Malit të zi!

Kudo në Kosovë ndihej një atmosferë e këndshme lirie, gjallëri, në treg, rrugë, sheshe restaurante, dyqane. 

Ishte krijuar një rend e ligj si në vendet skandinave, kudo nëpër qendrat zyrtare ishte ba me numra digjital me rend për t'i kryer punët administrative, nuk kishte tollovi, punëtorët që mbanin rend në Kumunë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të udhëzonin dhe të ndihmonin për kryrjen e dokumenteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat