Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë të tatimit në pronë

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë të tatimit në pronë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se sektori i tatimit në pronë njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë.

Në njoftimiin e Komunës thuhet se kësti i dytë përfundon më 30 shtator, duke ju bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që ende nuk e kanë kryer pagesën, ta kryejnë atë deri më 30 shtator 2024.

“Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj. Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Për të kryer më shpejt këto obligime qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe platformën elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat