Punimet në rrugën “Boro Stankovic” në Mitrovicën Veriore janë afër përfundimit.
Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës Veriore përmes një njoftimi.
“Pamjet në foto, po i paraprijnë përfundimit të punimeve në rrugën Boro Stankovic, duke krijuar kushte të përmirësuara për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se punimet pritet të përfundojnë gjatë javës së ardhshme.
Pamje nga punimet
“Me intensifikimin e aktiviteteve ndërtimore, pritet që përfundimi i plotë i punimeve të ndodh javën e ardhshme, duke i sjellë qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe funksionale”, thuhet tutje në njoftim.