Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Mitrovicë

Mitrovica

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Mitrovicë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:22
Ilustrim

Tashmë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Komunën e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, punëtorët shëndetësorë, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të cilët duhettë vaksinohen së par.

Bëhet e ditur se në Komunën e Mitrovicës vaksinimin kundër gripit sezonal mund ta bëhet çdo ditë pune prej orës 7:30 deri në 13:30.

Vaksinimi mund të bëhet në këto qendra shëndetësore të Komunës së Mitrovicës: QKMF “Dr.Nexhat Çuni” Mitrovicë, QMF Shipol, QMF Zhabar, QMF Ura e Gjakut, QMF Bair 1, QMF Bair 2, QMF Tuneli i Parë, QMF Bare, QMF Koshtovë, AMF Kqiç i Madh, AMF Fidanishtë, AMF Gushavc dhe në AMF Kodra e Minatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat