Personi i therur me thikë sot në Mitrovicë është në gjendje stabile, por për shkak të nevojës për ekzaminime të mëtutjeshme dhe vizita specialistike të detajuara, ai është dërguar në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për gazetarë, Gëzim Berisha, u.d. i drejtorit mjekësor në spitalin “Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë.
Sipas tij, si pasojë e therjes me thikë, pacienti i ka pasur disa plagë, tri në gjymtyrë dhe një në bark.
Berisha: Pacientin në gjendje stabile e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK
“Në ambulanten e qytetit është sjellë një person, është sjellë një njeri në moshën 17 vjeçare. Pas therjeve me thikë i ka pas disa plagë, tri në gjymtyrë dhe një në bark... Për shkak se gjendja shpuese në bark ka nevojë për ekzaminime të mëtutjeshme dhe vizita specialistike të detajuara, ne pacientin në gjendje stabile e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK", ka thënë para gazetarëve Berisha.
Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se motivi i kësaj ngjarje nuk dihet.