Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Mitrovicë

Mitrovica

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Mitrovicë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngarjes

Sot në qytetin e Mitrovicës është vendosur gurthemeli i çerdhes së re në rrugën "Mbretëresha Teutë".

Ky projekt i rëndësishëm ka për qëllim të ofrojë mundësi të reja për edukimin e fëmijëve, duke reflektuar angazhimin e qeverisjes lokale për të siguruar një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime me cilësore për qytetarët.

Komuna njofton se gurthemeli është vendosur nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja si dhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.

Gjatë kësaj ceremonie, kryetari Hamza dhe nënkryetari Tahiri theksuan rëndësinë e çerdhes për mirëqenien e fëmijëve dhe të familjeve në Mitrovicë.

Ata shprehën besimin se çerdhja e re do të jetë një objekt modern i cili do të shërbej për zhvillimin e fëmijëve, duke shtuar se “Investimi në edukimin e fëmijëve është një investim në të ardhmen e shtetit, sepse fëmijët e sotëm janë liderët e nesërm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat