Sot ka filluar asfaltimi i rrugicave të fshatit Kçiq i Madh të Mitrovicës.
Sipas nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahirit, do të krijohet “infrastrukturë dinjitoze” për banorët e asaj zone.
“Rrugicat e fshatit Kçiq i Madh po shtrohen me asfalt, duke krijuar infrastrukturë dinjitoze për banorë të këtij fshati”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se kështu do të ofrohen kushte më të mira edhe për bujqit.
“Kemi premtuar se do të trajtojmë rrugicat e fshatrave, për të krijuar kushte më të mira për bujqit dhe qasje më të lehtë në rrugët kryesore”, ka thënë ai.