Para pesë ditësh është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës.
Gjatë ditës së sotme, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, e ka vizituar personelin shëndetësor në këtë QMF.
Shabani ka thënë se përkushtimi dhe profesionalizmi i personelit shëndetësor janë “premisa të forta për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetsore”.
“Kushtet e mira të punës në QMF-në e re dhe përkushtimi e profesionalizmi i personelit shëndetsor, që punon në këtë qendër janë premisa të forta për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetsore, që do të ofrohen tash e tutje në këtë QMF”, ka thënë Shabani.