Shabani për mjekët në QMF-në e “Iliridës”: Premisë e fortë për cilësinë e shërbimeve shëndetsore

Mitrovica

Shabani për mjekët në QMF-në e “Iliridës”: Premisë e fortë për cilësinë e shërbimeve shëndetsore

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 13:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Para pesë ditësh është përuruar Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen “Ilirida” të Mitrovicës.

Gjatë ditës së sotme, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, e ka vizituar personelin shëndetësor në këtë QMF.

Shabani ka thënë se përkushtimi dhe profesionalizmi i personelit shëndetësor janë “premisa të forta për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetsore”.

Kushtet e mira të punës në QMF-në e re dhe përkushtimi e profesionalizmi i personelit shëndetsor, që punon në këtë qendër janë premisa të forta për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetsore, që do të ofrohen tash e tutje në këtë QMF”, ka thënë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat