Sot ka filluar aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në Mitrovicë.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, kanë inspektuar largimin e këtyre deponive ilegale të mbeturinave.
Sipas njoftimit, gjatë inspektimit janë larguar deponitë ilegale në rrugën “Ali Zeneli”, në lagjen Bair tek “Tjegullorja” dhe në rrugën “Ibrahim Popovci”.
“Ky aksion është vetëm fillimi, pasi gjatë kësaj jave do të largohen edhe deponitë në disa lokacione të tjera të qytetit”, thuhet në njoftim.
Tahiri i’u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kontribuojnë në mbajtjen e qytetit të pastër, duke hedhur mbeturinat vetëm në vendet e caktuara.
“Komuna e Mitrovicës është e angazhuar për një qytet më të pastër në përmbushjen e standardeve të larta mjedisore, dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë për një Mitrovicë me një ambient sa më të pastër”, thuhet tutje në njoftim.