Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës është miratuar plani i veprimit për personat me Aftësi të Kufizuara.
Sipas njoftimit, kjo është një iniciativë nga Down Syndrome dhe Drejtoria për Mirëqenie e që është mbështetur nga UNICEF, në partneritet me USAID.
Ky plan ka për qëllim sigurinë e shërbimeve cilësore për individët me aftësi të kufizuara, duke siguruar mbështetje institucionale dhe promovimin e të drejtave të tyre në fusha të ndryshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe shërbimet shëndetësore.
“Njëkohësisht, u miratua dhe Plani i Veprimit për Shërbime Sociale dhe Familjare, i mbështetur nga Save the Children Kosova dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky plan fokusohet në forcimin e familjeve, rritjen e aksesit në shërbimet sociale dhe luftimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar të vazhdojë punën në realizimin e këtyre planeve.