Nisin reduktimet e furnizimit me ujë të pijes në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

Nisin reduktimet e furnizimit me ujë të pijes në rajonin e Mitrovicës

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:24
Ilustrim

Pas shpërthimit të ndodhur në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se janë të detyruar të aplikojnë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët.

KRU “Mitrovica” ka thënë se orari i reduktimeve në Mitrovicë është nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe përfshin këto vende: Tuneli i Parë, Stan Tërg, Rahovë, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnicë, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.

Sipas njoftimit, nga ora 06:00 deri në orën 18:00 do të ketë reduktime për fshatrat në Vushtrri dhe nga ora 18:00 deri në orën 06:00, do të ketë reduktime në qytet.

Ndërsa, për qytetin e Skenderajt nga ora 06:00 deri në orën 18:00 do të ketë reduktime për fshatrat dhe nga ora 18:00 deri në orën 06:00, do të ketë reduktime në qytet.

“Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi sërish ka treguar për konsumatorët që uji ende duhet të përdoret vetëm për nevoja higjienik dhe jo për pije.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat