Në Kqiç vendoset autoboti me ujë të pijshëm, KRU “Mitrovica” u bën thirrje banorëve të dalin e të furnizohen

Mitrovica

Në Kqiç vendoset autoboti me ujë të pijshëm, KRU “Mitrovica” u bën thirrje banorëve të dalin e të furnizohen

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Kqiç të Mitrovicës është vendosur autoboti me ujë, ndërsa kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” u ka bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të furnizohen me ujë të pijes.

“Autoboti (cisterna) është vendosur në fshatin Kqiç dhe lusim banorët e fshatit të cilët kanë nevojë për ujë të që të dalin dhe furnizohen me ujë të pijes.

Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve është duke vazhduar normalisht dhe qytetarët po vazhdojnë të furnizohen me ujë të pijes pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin  e KRU “Mitrovica”.

“KRU “Gjakova” ka sjell edhe një autobot me ujë të pijes i cili nga ora 13:00 do të vendoset te Shkolla Fillore në fshatin Kqiç, kurse nga ora 15:00 autoboti do të vendoset tek Xhamia e fshatit Gushafc”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat