Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i shlyejnë të gjitha detyrimet e papaguara para Vitit të Ri.
Ndërsa për konsumatorët që nuk kanë mundëssi financiare, KRU “Mitrovica” ka thënë se do t’iu ofrojnë mundësinë e pagesës së borgjit përmes kësteve mujore.
“Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët kanë detyrime të papaguara ndaj ujësjellësit, ti shlyejn ato sa më parë, ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi financiare që ta bëjnë shlyerjen e tërësishme të borgjit para Vitit të Ri, të lajmrohen në zyrat tona me ç’rast do u ofrojmë mundësinë e pagesës së borgjit të tyre përmes kësteve mujore, respektivisht riprogramimit të borgjit”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të gjithë konsumatorët të cilët bëjnë riprogramimin e borgjit para datës 31.12.2024 do të largohen nga lista e shkyçjes dhe nga lista për procedura përmbarimore.
“Pagesa e rregullt e faturave të ujit ndikon drejtëpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve tona ndaj jush”, thuhet tutje në njoftim.
KRU “Mitrovica” bën të ditur se pagesat e faturave mund të bëhen në të gjitha pikat e arkëtimit të ujësjellësit në tërë rajonin e Mitrovicës.