Janë certifikuar 15 të rinj mitrovicas për shkathtësitë e buta, që nënkupton shkrimin e CV-ve, letrës motivuese dhe orientimin në karrierë.
Certifikimi është bërë përmes një trajnimi dy ditorë, organizuar nga “Caritas Kosova” dhe “CECD Friends”.
“Trajnimi ofroi njohuri të rëndësishme për shkathtësitë të buta si në shkrimin e CV-ve, letër motivuese, orientim në karrierë”, thuhet në njoftim.
Trajnimet janë organizuar në kuadër të projektit “Your Job Kosova”, ku Komuna e Mitrovicês êshtë partner në implementimin e këtij projekti.