Hamza ka përuruar objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Mitrovica

Hamza ka përuruar objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:19
Bedri Hamza

Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Kjo qendër është zyrtarisht më e madhja në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në tërë rajonin tonë.

Bedri Hamza ka thënë se ky është një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme në Mitrovicë. Ai ka thënë se kjo është një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin e tij ndaj shëndetit të qytetarëve.

Hamza ka thënë se ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor, i cili sot ndodhi në Mitrovicë, por nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë.

“Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime. Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë.

Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat