Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është takuar me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja.
Kryetari Peci dhe Broja kanë diskutuar për avancimin e projekteve zhvillimore në veri.
“Sot pritëm në takim Kryesuesen e Kuvendit të Mitrovicës Jugore dhe kandidaten për Deputete Vesa Broja, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin për avancimin e projekteve zhvillimore në veri”, ka thënë ai.
Thuhet se në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve lokale.
“Përmes këtij takimi, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale dhe bashkëpunimit mes institucioneve lokale për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët e të dy komunave”, ka thënë ai.