Hamza: Si kryeministër, do të punoj që çdo grua të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt

Mitrovica

Hamza: Si kryeministër, do të punoj që çdo grua të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt

Më: 19 janar 2025 Në ora: 16:33
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do të punoj dhe përkushtohet që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt, nëse bëhet kryeministër i vendit.

Postimi i tij:

Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë.

U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë.

Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat