Banorët e Shupkopcit në hall: Trafoja e vogël po ua vështirëson jetesën

Mitrovica

Banorët e Shupkopcit në hall: Trafoja e vogël po ua vështirëson jetesën

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Shupkopc në Mitrovicë po përballen me probleme serioze për shkak të mungesës së energjisë elektrike të mjaftueshme.

Rreth 30 shtëpi në këtë zonë furnizohen nga një trafo e vogël e vendosur nga KEDS-i, e cila nuk arrin të plotësojë kërkesat për energji.

Për shkak të kapacitetit të ulët të trafos, banorët shpesh nuk mund të përdorin pajisjet shtëpiake si ngrohësit, lavatriçet apo pajisjet tjera të domosdoshme.

Në këto kushte, dimri bëhet edhe më i vështirë, pasi nuk kemi mundësi të ngrohen apo të përdorin edhe pajisjet e zakonshme, raporton gazetari korrepondent Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë”.

Banorët kanë bërë disa herë kërkesa zyrtare për zëvendësimin e trafos me një më të fuqishme, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat