Atiq kujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës: Ripërsërisim zotimin tonë për drejtësi

Mitrovica

Atiq kujton masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës: Ripërsërisim zotimin tonë për drejtësi

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 21:07
Erden Atiq

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka përkujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës.

Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 u vranë dhjetë qytetarë shqiptarë, ndërsa rreth 12 mijë të tjerë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, shkruan Telegrafi.

“Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi janë emra që nuk do të harrohen kurrë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin banorë të Mitrovicës”, ka thënë Atiq.

Ai ka kujtuar viktimat dhe ka ripërsëritur zotimin e tyre për drejtësi.

“Mitrovica do të mbetet gjithmonë qyteti i atyre që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e saj”, ka thënë tutje Atiq. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat