​Në Mitrovicë vazhdon numërimi i votave për deputetë

Mitrovica

​Në Mitrovicë vazhdon numërimi i votave për deputetë

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Në Mitrovicë po vazhdon të enjten procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në qendrën për numërimin e votave, që është palestra e sporteve “Minatori”, ka përfunduar verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe tani po vazhdohet me numërim të kandidatëve për deputetë.

Bajram Hajdari, kryetar i KKZ-së në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se mbarëvajtja e procesit ka shkuar mirë deri tani, pa ndonjë problem qoftë edhe teknik, dhe se pret që edhe në vazhdim të vijojë njëjtë.

Sipas tij, procesi i numërimit mund të përfundojë brenda 4-5 ditësh, nëse ndërkohë nuk shfaqet ndonjë telashe që mund ta vonojë këtë proces.

Hajdari: Nuk kemi ndonjë problem në numërimin e votave

"Procesi i numërimit në Qendrën komunale në Mitrovicë ka filluar dhe në ora 16:00 ku ka përfunduar numërimi i tetë kutive dhe sot kemi filluar me ndërrimin e parë ku do të numërohen edhe tetë kuti të tjera, për të vazhduar me ndërrimin e dytë prej orës 16:00. Mbarëvajtja ka shkuar mirë dhe presim të vazhdojë kështu. Nuk kemi ndonjë telashe ose problem teknik. Mendoj se përfundimi do të jetë brenda 4-5 ditësh, mirëpo prapë nuk mund të flas sepse mund të na dalë ndonjë telashe në ditët e ardhme", ka thënë Hajdari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat