Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Zveçanit ka mbajtur sot seancë solemne.
Pas seancës solemne ka pasur program artistic në shkollën e fshatit Boletin.
Sipas njoftimit, më pas ka pasur homazhe tek kulla e heroit Isa Boletini dhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku.
Bëhet e ditur se më pas janë bërë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan..