Komuna e Mitrovicës i’u shpërndan çertifikata afro 200 profesionistëve shëndetësor

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës i’u shpërndan çertifikata afro 200 profesionistëve shëndetësor

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 20:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së çertifikatave të profesionistëve shëndetësor në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional për vitin 2024.

Koordinatorja e zhvillimit të vazhdueshëm profesional në QKMF, Irvete Fejza Hasani, ka thënë se ky proces i çertifikimit është finalizim i punës aktive.

Drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani ka ofruar mbështetjen e menaxhmentit të QKMF-së për ecurinë e mbarë të këtij procesi.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, i cili në fjalën e tij i uroi të pranishmit për përmbylljen me sukses të sezonit të aktiviteteve të ZhVP-së për vitin 2024, për akreditimin e programit të ZhVP-së për vitin 2025 dhe fillimin e mbarë të këtyre aktiviteteve.

“Në fund, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi z.Fahri Shabani, Drejtori i QKMF-së z.Fevzi Sylejmani, zyrtarja për shëndetësi në DSh znj Arbenita Mustafa Jonuzi , Kryeinfermierja e QKMF-së znj.Meleke Morina dhe koordinatorja e ZhVP- së znj Irvete Fejza Hasani ndanë çertifikatat për pjesëmarrësit e aktiviteteve të ZhVP-së për vitin 2024”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat