Në Mitrovicë mbahet trajnimi për fuqizimin e grave në zonat rurale

Mitrovica

Në Mitrovicë mbahet trajnimi për fuqizimin e grave në zonat rurale

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është mbajtur trajnimi për fuqizimin e grave në zonat rurale.

Ky sesion trajnimi u mbajt me “UN Women”, në kuadër të një projekti të përbashkët me FAO-n, ku Komuna e Mitrovicës është një prej tre komunave përfituese.

“Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e grave nga zonat rurale, duke ofruar mundësi zhvillimi dhe mbështetje për rritjen e autonomisë dhe aftësive të tyre”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka ofruar mbështetje të plotë për projektin dhe ka theksuar angazhimin e komunës për fuqizimin e gruas.

Ai ka shtuar se “Si komunë, kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fuqizimin e gruas në Mitrovicë, duke realizuar projekte të ndryshme së bashku me organizatat partnere”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat