Vazhdon furnizimi me ujë përmes autobotit në disa fshatra të Mitrovicës

Mitrovica

Vazhdon furnizimi me ujë përmes autobotit në disa fshatra të Mitrovicës

Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 20:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe sot ka vazhduar furnizimi me ujë përmes autobotit në Vidimriq, Gushafc dhe Vinarc të Mitrovicës.

Në fshatin Vidimriq, autoboti ishte tek xhamia nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Ndërsa, në Gushafc dhe Vinarc autoboti ka lëvizuar sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Lusim të gjithë banorët që kanë nevojë për ujë të pijshëm të shfrytëzojnë rastin dhe të furnizohen në kohën e caktuar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit qyteti i Mitrovicës është përballur me mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

Para tre ditësh, është rikthyer furnizimi me ujë të pijes në fshatrat e Mitrovicës.

Kështu pati konfirmuar për Telegrafin kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti.

Në disa fshatra është ende duke vazhduar vazhduar furnizimi me ujë përmes autobotit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat