Gjatë ditës së nesërme do të nisin punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal i rrugëve në Mitrovicën Veriore.
Kjo do të bëhet për të përmirësuar sigurinë dhe rregullimin e qarkullimit rrugor, shkruan Telegrafi.
“Nga nesër, në Mitrovicën Veriore do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe rregullimit të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.
Komuna e Mitrovicës Veriore ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë periudhës kohore kur zhvillohen këto punime.
“Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve. Respektimi i shenjëzimit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve. Faleminderit për durimin dhe kontributin tuaj për një mjedis më të sigurt rrugor!”, thuhet tutje në njoftim.