Pjesa e mbetur nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi dorëzohet në bibliotekën e Universitetit të Mitrovicës

Mitrovica

Pjesa e mbetur nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi dorëzohet në bibliotekën e Universitetit të Mitrovicës

Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Tashmë libra, studime dhe materiale të ndryshme nga arkiva personale e akademikut, Minir Dushi, janë dorëzuar në Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ky fond librar dhe studimor është dorëzuar nga i biri i akademikut, Baton Dushi. Ndërsa është pranuar nga drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari dhe udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu.

Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, ka thënë se këto janë materiale të vlefshme për bibliotekën.

Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, tha se këto janë materiale jashtëzakonisht të vlefshme për bibliotekën, të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik”, thuhet në njoftim.

Sipas tij, i gjithë materiali do të sistemohet në këndin e bibliotekës “Minir Dushi”, ku gjenden edhe libra dhe dokumente të shumta që ishin dorëzuar nga para disa vitesh nga vetë akademiku.

Më 27 janar 2025 vdiq në moshën 96 vjeçare akademiku Minir Dushi.

Ai ishte inxhinieri i parë shqiptar në minierën e Trepçës në Stantërg dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) që nga themelimi i saj më 1975. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat