Ndoshta nuk e keni ditur por karotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë. Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit. Lëngu ditor i karotës në sasinë prej 100 -150 ml është ilaç efikas te personat që vuajnë nga anemia.
Karota në periudhë rekord arrin të rregullojë pastrimin e mirë të gjakut. Këshillohet që të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë minimalisht 2-3 karota mesatare të qëruara çdo ditë. Gjithashtu në ushqimet e tyre, sidomos sallatat dhe supat, nuk duhet të mungojë asnjëherë karota. Vetëm përdorimi i përditshëm i këtyre perimeve sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe zvogëlon maksimalisht rrezikun për sëmundje të tjera. Lëngu i karotave është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Përmbajtja e hekurit në lëngun e karotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.
Si të përgatisni lëngun e karotës
E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur shumë ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.
Mënyra e rekomanduar e marrjes së lëngut të karotës
Rregulli kryesor është që të pini lëngun e karotës bashkë me një lugë me vaj ekstra të virgjër ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas. Lëngun e freskët të karotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh. Lëngu i karotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë një me një.