Ekziston vetëm një pjesë e vogël e universit që mund ta njohim thellësisht dhe kjo pjesë është e jona.
Sado kureshtare të duket, jo gjithmonë i kushtojmë vëmendjen e duhur.
Ne të gjithë e përdorim dialogun e brendshëm, megjithatë, ne e bëjmë atë në mënyrën më të keqe. Ethan Kross, një psikolog amerikan, ka treguar se qenia njerëzore është e prirur të jetë e pashpresë në bisedat me veten.
Më pas profesori Ethan Kross kreu një seri eksperimentesh dhe arriti në përfundimin se të gjithë njerëzit që janë të aftë të flasin me veten e tyre dhe që fillojnë dialogët duke shqiptuar emrin e tyre janë më të suksesshëm, janë më të sigurt dhe më të lumtur.
Mund të duket si një përfundim i thjeshtë dhe naiv, por të folurit me veten na lejon të menaxhojmë jetën tonë në një mënyrë më të ekuilibruar, veçanërisht nga një këndvështrim emocional, shkruan faqja italiane Rimedio Naturale.