Është ushqimi i pestë më i konsumuar në botë dhe i katërti që prodhohet më shumë.
Patatja, falë cilësive antioksidante, ul tensionin e lartë dhe nëse gatuhet pa salca nuk ju shëndosh. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Scranton, në Pennsylvania.
Studiuesit mbajtën nën vëzhgim 18 persona obezë ose mbipeshë që kishin probleme me tensionin e lartë.
Pasi hëngrën për një muaj dy racione me 6-8 patate të kuqe në ditë, të gatuara në mikrovalë me gjithë lëkurë, tensioni i tyre ishte ulur me 4.3%. Pjesëmarrësit gjatë kësaj periudhë nuk shtuan asnjë gramë në peshë.