Sipas një studimi të ri, shkencëtarët kanë zbuluar se flokëkuqet kanë tolerancë më të madhe si shkak i mutacionit gjenetik.
Njerëzit me flokë të kuqe kanë një tolerancë shumë më të lartë të dhimbjes sesa personat me ngjyra të flokëve të tjera.
Studimi i ri është bërë nga shkencëtarët dhe ekspertët e spitalit gjeneral të Massachusetts, ku ata zbuluam se qelizat e lëkurës të njeriut që e përcaktojnë pigmentimin e lëkurës gjithashtu e përcaktojnë tolerancën ndaj dhimbjes që ka ai person.
Studimi tha se flokëkuqet kanë një mutacion gjenetik që nuk i lejon ato të nxihen nga dielli, dhe kjo shkakton humbje balansi kimikal duke i bërë që hormonet të përforcojnë aftësinë e trupit për të bllokuar dhimbjen.
Personat me flokë të kuqe gjithashtu e kanë të pamundur që të nxihen nga dielli dhe të marrin atë nuancë bronzi.
Pavarësisht nëse digjen nga dielli ata e kanë ë pamundur që të ndryshojnë ngjyrën e tyre të lëkurës, vetëm pikat e kafe që kanë në lëkurë bëhen më të dallueshme.