Gjinekologu malajzian bëri, siç pretendon ai vetë, prezervativin e parë unisex në botë që mund të përdoret si nga burrat ashtu edhe nga gratë
Prezervativi Wondaleaf është bërë nga materiali mjekësor që zakonisht përdoret në trajtimin e plagëve.
Sipas Agjencisë Reuters, krijuesi i prezervativit shpreson se produkti i tij do t’i inkurajojë njerëzit të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, pavarësisht nga gjinia dhe orientimi seksual.
Në thelb, është një prezervativ i rregullt me një sipërfaqe ngjitëse që ngjitet në vagjinë ose penis, por gjithashtu mbulon zonat përreth dhe kështu keni siguri shtesë, thotë Dr. John Tang Ing Ching, gjinekolog.
Ngjitësi aplikohet vetëm në njërën anë të prezervativit, që do të thotë se mund të kthehet dhe të përdoret nga secila gjini.
Mjeku përdori poliuretanin për këtë lloj prezervativi, një material që përdoret për trajtimin e plagëve, është i hollë dhe fleksibël, e megjithatë i fortë dhe i papërshkueshëm nga uji.
– Pasi ta vësh, nuk e ndien fare – thotë doktori, duke menduar për material të lehtë.
John tha se Wondaleaf kishte kaluar nëpër disa raunde të kërkimit dhe testimit klinik. Do të jetë në dispozicion komercialisht përmes faqes së internetit të firmës këtë dhjetor.
Çdo kuti përmban dy prezervativë dhe do të kushtojë 3,61 dollarë.
A Malaysian company is getting ready to launch what it says will be the world’s first unisex condom https://t.co/RaZV9gNtfS pic.twitter.com/Yp8RfLRC1d
— Reuters (@Reuters) October 28, 2021