Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë gjinekologut

Mjekësi alternative

Gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë gjinekologut

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Bëni kujdes, është shumë e rëndësishme që t’i tregoni gjinekologut këto 4 gjëra!

Pavarësisht se jetojmë në kohën e lulëzimit të teknologjisë dhe informacionit, janë të shumta gratë dhe vajzat që do të rrëfenin edhe ‘’krimin’’ më të rëndë tek një prift apo mike e ngushtë, se sa të flisni hapur për shëndetin seksual tek mjeku gjinekolog.

E vërteta është se gjinekologët kanë parë e dëgjuar gjithçka, kështu që tregohuni të hapur me ta dhe flitni për 4 gjërat e mëposhtme.

1.Sekrecionet vaginale: Sekrecionet vaginale, të shoqëruara shpeshherë edhe me aromë karakteristike, mund të jenë simptoma e parë që tregojnë praninë e një infeksioni vaginal ose urinar kështu që mos ia fshini gjinekologut tuaj këtë detaj të rëndësishëm.

2.Cikli menstrual: Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Nëse menstruacionet tuaja janë të çrregullta jo vetëm përsa i përket kohëzgjatjes, por edhe sasisë bëni mirë ta diskutoni këtë gjë me mjekun tuaj.

3.Marrëdhëniet seksuale: Edhe pse fatkeqësisht jo të gjitha gratë janë të hapura të flasin me mjekun për marrëdhëniet seksuale, për mjekun gjinekolog është e rëndësishme të dijë nëse jeta juaj seksuale është aktive, përdorni masa mbrojtëse etj.

4.Po përdorni kontracpetivë: Kontracpetivët nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me shtatzënitë e padëshiruara, janë të shumtë mjekët që rekomandojnë përdorimin e tyre në rastin e trajtimit të çrregullimeve të ciklit menstrual. Kontraceptivët çekuilibrojnë balancën hormonale, kështu që mjeku duhet vendosur në dijeni për këtë gjë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat