Çajrat janë një zgjidhje ideale për të fjetur shpejt dhe të qetë. Megjithatë, ekspertët theksojnë se mund të bëni një çaj me banane që do t’ju ndihmojë të flini si “zog”. Bananet janë të pasura me vitaminë B6, e cila mbështet prodhimin e melatoninës dhe ndihmon në rregullimin e cikleve më të mira të gjumit.
Kjo pije është plot me kalium, i cili është i shkëlqyer për shëndetin e përgjithshëm të nervave dhe muskujve. Relaksimi i mendjes dhe trupit përfiton nga e gjithë kjo, dhe ky çaj do të veprojë si një ndihmë natyrale për gjumin. Më poshtë do të shihni hap pas hapi se si të bëni çajin më të mirë me banane.
Përbërësit:
1 lëvore bananeje
1 1/2 filxhan ujë
1 lugë mjaltë
Përgatitja
Merrni lëkurën e bananes, shtoni ujë dhe lëreni të ziejë. Pasi të ketë vluar për të paktën 15 minuta, hiqeni nga zjarri dhe shtoni pak mjaltë. Pini para se të shkoni në shtrat.