6 mënyra për të lehtësuar dhimbjen e shpinës

Mjekësi alternative

6 mënyra për të lehtësuar dhimbjen e shpinës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Ndërsa dhimbja e shpinës është e zakonshme, nuk do të thotë domosdoshmërisht se është normale. Ndjesitë e dhimbjes në shpinë mund t’ju pengojnë të shijoni sportet tuaja të preferuara, të ndikojnë në punën tuaj dhe të pengojnë rutinën tuaj normale.

Nëse dhimbja juaj e shpinës po bëhet më shumë se sa mund ta përballoni, mund të caktoni një termin tek mjeku, por ka gjithashtu shumë që mund të bëni për ta lehtësuar dhimbjen e shpinës.

Bright Side tregon disa këshilla dhe truke që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e bezdisshme të shpinës.

Përveçse se relaksuese, masazhi i këmbëve mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të shpinës. Ekziston një zonë reflekse e lidhur me shtyllën kurrizore të vendosur në këmbët tuaja, dhe masazhimi i saj mund të lehtësojë dhimbjet e bezdisshme të shpinës. Vendosni gishtat e mëdhenj në harkun e brendshëm të këmbës dhe shtypni ato lart e poshtë shputave të brendshme të këmbëve tuaja për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut në nervat e shpinës.

Pini një gotë qumësht me shafran të Indisë

Shtimi i disa ushqimeve anti-inflamatore në dietën tuaj është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të reduktuar reagimet e dhimbshme në trupin tuaj. I njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe anti-artritike, shafrani i Indisë mund t’ju ndihmojë të mbani larg dhimbjet e shpinës. Përzieni 1/2 lugë çaji pluhur shafran i Indisë në një gotë qumësht të ngrohtë të zakonshëm ose me bazë bimore dhe shijojeni para se të shkoni në shtrat për të lejuar që përbërësit anti-inflamator të bëjnë punën e tyre gjatë gjumit.

 Bëni një dush të ngrohtë

Një dush i ngrohtë i këndshëm mund t’ju ndihmojë të relaksoheni pas një dite të ngarkuar dhe të largoni të gjithë stresin. Përveçse është një ritual para gjumit për të fjetur mirë, dushi stimulon rrjedhjen e gjakut në muskujt dhe kyçet e ngurtësuara. Për shkak se uji i ngrohtë redukton spazmat e muskujve, mund t’ju ndihmojë të harroni ndjesitë e dhimbshme në shpinë.

Shkoni në shtrat herët

Gjumi i qetë i natës ju ndihmon të zgjoheni me energji dhe gati për të përballuar ditën. Përveç reduktimit të stresit dhe lejimit të trupit tuaj të rikuperohet, gjumi i mjaftueshëm është thelbësor nëse shpesh keni dhimbje shpine. Për shkak se indet e trupit tuaj shërohen kur flini, gjumi është thelbësor për të mbajtur shpinën tuaj të shëndetshme.

 Mundohuni të reduktoni marrjen e kafeinës

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet një ditë pa një filxhan kafe të nxehtë, mund të jetë më mirë ta pini atë më rrallë nëse vuani nga dhimbjet e shpinës. Kafeina mund të shkaktojë tension në muskuj, të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe përfundimisht të çojë në dhimbje kronike. Pirja e tepërt e kafesë mund të ndikojë gjithashtu në gjumin tuaj, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë më shumë ngurtësi në shpinë, shkruan BrightSide, përcjell rtv21.tv.

Zgjidhni këpucë më të rehatshme

Mbathja e takave të larta në baza ditore mund të jetë arsyeja e dhimbjes së shpinës. Për shkak se takat e larta ndryshojnë qendrën tuaj të gravitetit dhe bëjnë presion në shtyllën kurrizore, ato mund të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës dhe madje të shkaktojnë probleme me qarkullimin. Për të shmangur ndjesitë e dhimbshme në shpinë, zgjidhni këpucë më të rehatshme që ofrojnë mbështetje të mjaftueshme të harkut dhe nuk ndikojnë në qëndrimin tuaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat