Kockat janë magjepsëse dhe gjithmonë ndryshojnë. Por për fat të keq, ato fillojnë të dobësohen me kalimin e moshës. Dhe ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se kjo fillon të ndodhë qysh në të 30-at, që do të thotë se nuk është kurrë herët të filloni të kujdeseni për shëndetin e kockave tuaja.
Stërvitja e rregullt, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe marrja e lëndëve ushqyese të duhura, janë disa nga mënyrat që mund t’ju ndihmojnë të keni kocka më të forta. Për shembull, për shkak të kalciumit dhe niveleve të vitaminës K, disa nga perimet më të mira që mund t’i hani për të ndihmuar në parandalimin ose ngadalësimin e humbjes së kockave janë ato me gjethe të errëta.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të perimeve të gjelbra me gjethe të errëta, si lakra jeshile, spinaqi, zarzavatet, lakra, marulja dhe të tjerë. Sidoqoftë, kur vjen puna tek shëndeti i kockave, ju duhet t’i kërkoni ato që janë të pasura me sasi të larta të kalciumit. Në këtë grup hyjnë perimet e tilla si, lakra jeshile, brokoli dhe lakra kineze e njohur si ‘bok choy’. Dhe sipas Shoqatës Kombëtare të Shëndetit, megjithëse spinaqi është jashtëzakonisht i shëndetshëm për shëndetin e njeriut, ai për fat të keq përmban oksalate. Këto në fakt mund të ndikojnë negativisht në përthithjen e kalciumit, kështu që spinaqi nuk është një burim i mirë i kalciumit për kockat.
Pse është kalciumi i rëndësishëm për kockat tuaja?
Trupi ruan pjesën më të madhe të kalciumit në dhëmbë dhe kocka, kështu që kalciumi është jetik për t’i mbajtur kockat e shëndetshme dhe të forta. Por ja e vërteta: në kohën kur mbushni 30 vjeç, kockat tuaja tashmë kanë filluar të humbasin kalciumin, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në humbjen e masës kockore dhe sëmundje të tilla si Osteoporoza. Mosha jo vetëm që ndikon natyrshëm në forcën e kockave, por mungesa e kalciumit në përgjithësi mund t’i dobësojë ato.
Vitamina K mund të ndihmojë gjithashtu.
Së bashku me kalciumin, shumë zarzavate si, lakra, brokoli dhe lakra jeshile, janë gjithashtu të pasura me vitaminë K. Kjo vitaminë është më e njohur për ruajtjen e koagulimit të shëndetshëm të gjakut, si dhe ndihmon për t’i mbajtur kockat të forta.
Hulumtimet kanë treguar se vitamina K mund ta përmirësojë densitetin mineral të kockave dhe të ndihmojë në uljen e shkallës së frakturave tek njerëzit që kanë Osteoporozë. Është zbuluar gjithashtu se vitamina K dhe D së bashku mund të kenë efekte potencialisht pozitive në shëndetin e kockave të njeriut.