Hëngrët shumë për festa, çfarë të pini për të eliminuar fryrjen e stomakut
Viti i Ri është festa ku njerëzit hanë më shumë se çdo ditë tjetër, nga të ëmblat te të kripurat, yndyra, kalori të shumta e alkool, që në fund rezultojnë me ngadalësim të metabolizmit, fryrje dhe dhimbje stomaku. Për të shmangur këto fryre dhe parehati të sistemit tretës këshillojmë që të pini lëngje detoks që mund t’i bëni lehtësisht në shtëpi.
Ja disa lëngje frutash me disa kombinime që kanë efekt dobësues që mund t’i shtrydhni dhe bashkoni së bashku për efekt të garantuar.
-Portokall, karotë, lakër e bardhë, xhinxher
-Karotë, portokall, mollë, panxhar, limon
-Qitro, dardhë, xhinxher
-Mollë, karotë, selino, kastravec, xhinxher