Nëse jeni në procesin e humbjes së peshës dhe dëshironi të hiqni qafe yndyrën e barkut sa më shpejt të jetë e mundur, disa pije mund t'ju ndihmojnë vërtet.
Dëshira për ëmbëlsirat mund të na bëjë të blejmë ushqime jo të shëndetshme, ushqime ultra të përpunuara ose pije të gazuara. Një smoothie është një nga pijet që do të jenë të shëndetshme për trupin tuaj. Përgatiteni me frutat tuaja të preferuara dhe qumështin e arrave. Në këtë mënyrë do të kontrolloni marrjen e përbërësve, do të reduktoni konsumin e sheqerit të shtuar dhe do të kënaqni dëshirën për ëmbëlsirat.
Filloni të pini çaj jeshil i cili do të jetë i dobishëm në procesin e humbjes së peshës. Ai përmban kafeinë dhe katekina, të cilat janë përbërës bioaktive bimore.
"Ato marrin pjesë në përmirësimin e djegies së yndyrës. Sigurisht, kjo nuk mund ta zgjidhë problemin tuaj në mënyrë magjike, por nëse e kombinoni me stërvitje të rregullt, do të vini re një ndryshim pozitiv", thotë dietologia Rachel Duckman për revistën Eat This, Not That.
Hulumtimi i publikuar në Journal of Functional Foods zbuloi se njerëzit që pinin çaj jeshil humbën një sasi të konsiderueshme të yndyrës gjatë një periudhe 12-javore në krahasim me një grup kontrolli që nuk pinin çaj.
Nëse nuk ju pëlqen shija e çajit jeshil, ekziston një mundësi tjetër e shëndetshme – çaji i zi. Është i pasur me flavonoide natyrale, të cilat janë të mira për zemrën dhe ulin presionin e gjakut. Ato gjithashtu reduktojnë yndyrën e barkut. Një studim i vitit 2014 Food & Function krahasoi pirjen e çajit të zi me pijet me kafeinë. Rezultatet treguan se njerëzit që pinin tre filxhanë çaj të zi çdo ditë për tre muaj humbën më shumë centimetra nga beli i tyre sesa ata që pinin pije me kafeinë.