Shumica e njerëzve e përdorin antidjersën për të zvogëluar aromat e pakëndshme në sqetullat e tyre. Sidoqoftë, kjo nuk është detyra e vetme që një antidjersë mund të kryejë.
“Bright Side” zbulon se ka edhe shtatë zona të tjera në trupat tanë që mund të përfitojnë duke aplikuar deodorant sa herë të jetë e nevojshme.
Në këmbë
Njerëzit që kalojnë tërë ditën me këpucët veshur e dinë çfarë do të thotë këmbë të djersitura. Kjo djersë mund të përkthehet në një erë jashtëzakonisht të keqe dhe në pasojat e saj, si mikrobet. Përveç mbajtjes së higjienës së mirë në këmbët tuaja, ju gjithashtu mund të spërkatni pak deodorant mbi to. Kjo do t’i mbajë më të freskëta dhe të thata, duke larguar djersën për një kohë më të gjatë.
Nën gjoksin tuaj
Gratë me gjoks të madh shpesh djersiten nën gjoks. Dr. Alexes Hazen thotë se përdorimi i deodorantit në këtë zonë do t’i mbajë ato të thata për më gjatë.
Në pjesën e brendshme të kofshëve tuaja
Këmbët mund të djersiten gjatë temperaturave jashtëzakonisht të nxehta ose për shkak të kushteve të ndryshme, si për shembull mund të vuajmë nga diabeti dhe ankthi. Kjo djersitje ekstreme mund të shkaktojë kruajtje, acarim dhe çarje.
Kjo është arsyeja pse përdorimi i antidjersës në zonën e brendshme të kofshëve mund të jetë shumë efektive. Deodoranti që ju zgjidhni duhet të përfshijë klorur alumini. Gratë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme për të mos prekur zonat e tyre intime, të ndjeshme ndaj deodorantit.
Në thembra
Ndonjëherë këmbët dhe sidomos thembrat tona kanë nevojë për kohë shtesë për tu mësuar me këpucët e reja. Ato zakonisht krijojnë flluska nga fërkimi. Duke aplikuar një sasi të vogël antidjerse tek thembrat, ju mund të minimizoni fërkimin dhe për këtë arsye dhimbjen dhe flluskat.
Kudo në trupin tuaj pas depilimit me brisk
Është mjaft e zakonshme që njerëzit të përjetojnë skuqje ose acarim pasi të depilojnë këmbët, zonën e bikinit dhe sqetullat. Nëse nuk arrini të përdorni aloe vera, thjesht mund të përdorni antidjersën. Ju duhet të zgjidhni një pa aromë që do të qetësojë kruajtjen dhe do të trajtojë skuqjen brenda 2 ditësh. Mundohuni të shmangni produktet që përmbajnë alkool dhe mbase gjeni një deodorant që ka veti hidratuese.
Në zonat ku ju kanë kafshuar mushkonjat
Instinkti i parë i shumë njerëzve është të kruajnë zonën ku janë kafshuar nga mushkonjat. Sidoqoftë, Dr. Steven Garner thotë se është më efektive nëse e goditni pickimin ose edhe më mirë nëse vendosni një kub akulli në të. Nëse kjo e fundit është diçka që nuk e keni, mund të përdorni deodorantin tuaj dhe ta aplikoni në zonën e prekur. Deodorantët përmbajnë klorur alumini, i cili zvogëlon kruajtjen dhe skuqjen.
Në thonjtë tuaj për të hequr manikyrin
Shumica e pastruesve të manikyrit përfshijnë aceton, një kimikat që mund të thajë thonjtë dhe kutikulat nëse përdoret shumë shpesh. Kjo është arsyeja pse dueht të provoni deodorantin tuaj herën tjetër kur të hiqni manikyrin. E vetmja gjë që duhet të bëni është ta spërkatni në thonjtë tuaj nga një distancë shumë e afërt dhe më pas të fërkoni bojën me një pambuk.