Vezët e ziera – Vlerat dhe çfarë i ndodh organizmit po ta konsumoni atë çdo ditë

Mjekësi alternative

Vezët e ziera – Vlerat dhe çfarë i ndodh organizmit po ta konsumoni atë çdo ditë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 22:47
Ilustrim

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përfitimet shëndetësore të vezës së zier dhe ndikimin e saj në organizëm.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka Të Forta

Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

Këshilla për Vezët e Ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat