Duhen ditur patjetër, ja kurat natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë vjeshtës

Mjekësi alternative

Duhen ditur patjetër, ja kurat natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë vjeshtës

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 18:06
Ilustrim

Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në formën e një dhimbjeje koke që të mposht.

Cila është zgjidhja e një dite të keqe që nis e mbyllet me një dhimbje të ashpër koke? Rruga e shkurtër është të marrësh një tabletë farmacie me shpresën që do ta shuajë dhimbjen sa hap e mbyll sytë.

Ka njerëz që preferojnë çajin e kamomilit e të tjerë që preferojnë ta durojnë në heshtje.

E vërteta është që kur vjen puna tek dhimbja e kokës e të tjera, jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë, vetëm të mos vuajmë.

Dhimbjet e kokës karakterizohen nga një presion që rreh si çekan mbi qafë, supe, në majë të kokës dhe rrotull saj. Por ka edhe më të rënda.

Migrena nga ana tjetër është ndjesia e pulsimit në të dyja ose në njërën nga anët e kokës. Simptomat gjithsesi variojnë nga njeriu dhe nga ashpërsia e dhimbjes.

Xhenxhefili, kura sublime

Xhenxhefili njihet si mrekulli kundër dhimbjes së kokës dhe për fat të mirë e gjejmë në shtëpi pa asnjë problem.

Si mund ta përdorësh xhenxhefilin kundër dhimbjes së kokës? Mund ta përdorni si çaj duke përzier sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit dhe limonit. Këtë mund ta pini dy herë në ditë.

Me xhenxhefilin mund të përgatisni një pastë duke përzier pluhurin e zhardhokut dhe dy lugë gjelle me ujë.

Lyeni ballin me pastën e xhenxhefilit dhe prisni disa minuta që dhimbja të lehtësohet.

Vaji i livandos

Livandoja ka një aromë fantastike dhe konsiderohet si një kurë ideale kundër dhimbjeve të kokës. Thjesht duke nuhatur aromën qetësuese të vajit esencial të livandos mund t’i kurseni vetes shumë dhimbje.

Hidhni disa pika të vajit në një shami dhe nuhasni aromën e këndshme. Ju mund të hidhni dy pika vaj në dy gota me ujë dhe të nuhasni avullin e krijuar.

Kanella

Kanella është erëza e mrekullisë dhe funksionon kundër dhimbjeve të kokës. Grini shkopinjtë e kanellës hollë dhe pluhurin bashkojeni me ujin duke formuar një pastë kanelle.

Lyejeni ballin dhe pjesët anësore të kokës me të dhe qëndroni shtrirë për 30 minuta. Më pas shpëlajini zonat e lyera me ujë të vakët.

Lëvizjet fizike bazë

Mjaftojnë disa ushtrime fizike dhe lëvizje bazë të kokës dhe qafës që të zbusni intensitetin e dhimbjes së kokës.

Ngrijeni dhe uleni kokën, lëvizeni majtas dhe djathtas në drejtim të secilit sup. Përpiquni ta rrotulloni qafën me ngadalë në drejtim të akrepave të orës dhe anasjelltas që të ndihmoni në qetësimin e muskujve të shpatullave dhe qafës.

Borziloku

Zieni tre ose katër gjethe të freskëta borziloku në ujë (1 filxhan) të nxehtë. Shtoni mjaltë dhe pijeni çajin ngadalë. Mund të përtypni edhe disa prej gjetheve ose të nuhasni avullin e lëshuar nga borziloku i zier.

Mollët

Nëse zgjoheni me dhimbje koke, hani menjëherë një fetë mollë me kripë dhe pini ujë të vakët më pas. Ju mund të hidhni edhe dy lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë. Shtoni mjaltë dhe lëng limoni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat