Doni sy më të shëndetshëm? Konsumoni këto ushqime

Mjekësi alternative

Doni sy më të shëndetshëm? Konsumoni këto ushqime

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 23:31
Ilustrim

Njerëzit shpesh e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme. Megjithatë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të ndihmojë në pakësimin e rrezikut për sëmundjet e syve.

Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës zbuloi se disa ushqyes si zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni mund të përmirësojnë shëndetin e syve deri në 25%. Ky studim u përditësua në vitin 2013, duke konkluduar se acidet yndyrore omega-3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantët e tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

Në këtë artikull do të mësoni për 10 ushqimet më të mira për shëndetin e syve.

Peshqit janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore omega-3. Peshqit më të pasur me këto acide janë ton, salmon, troftë, sardele dhe skumbri. Shumë studime kanë treguar se vaji i peshkut është efektiv kundër përtharjes së syve, sidomos asaj që shkaktohet nga qëndrimi përpara kompjuterit. Arrorët janë gjithashtu një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3.

Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule e thjerëza. Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, farat janë të pasura me omega-3 dhe përbëjnë një burim të shkëlqyer të vitaminës E. Zgjidhni farat chia dhe farat e linit për të mbajtur shëndetin e syve.

Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve. 

Barishtet, si spinaqi, janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C, dhe duhet konsumuar rregullisht. Karrotat, të pasura me beta karoten dhe vitaminë A, luajnë një rol thelbësor në shikimin tuaj. Po ashtu, patatja e ëmbël përmban beta karoten dhe vitaminë E.

Panxhari është i pasur me zink, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin. Ato përmbajnë zink, vitaminë C dhe E.

Mos harroni, uji është thelbësor për shëndetin e syve, prandaj sigurohuni të qëndroni të hidratuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat