Si të përdorni barin e bletës kundër ankthit dhe nervozizmit?

Mjekësi alternative

Si të përdorni barin e bletës kundër ankthit dhe nervozizmit?

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 09:38
Ilustrim

Në Greqinë e lashtë, bari i bletës kultivohej në nder të perëndeshës Diana.

Kjo bimë vlerësohej për aftësitë e saj të larmishme në mbrojtjen e shëndetit.

Bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

Në Shqipëri, bari i bletës njihet edhe si milcë.

Në zonat e Krujës njihet si mickel, në Berat si, erëx apo pselik, ndërsa në Korçë si spelinok.

Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësinë, tretjen dhe spazmat urinare.

Vajrat esencialë të barit të bletës përmbajnë substanca që relaksojnë muskujt, veçanërisht stomakun.

Bari i bletës është përdorur që në Mesjetë për të ulur stresin, zbutur ankthin dhe përmirësuar cilësinë e gjumit.

Forma më e mirë e konsumit të bimës është çaji.

Megjithatë, barin e bletës mund ta blini si gjethe të thatë, bustina, kapsula, ekstrakte dhe vajra.

Bari i bletës mund të rritet lehtë edhe në kushtet e shtëpisë.

Studimet tregojnë se bari i bletës përmban substanca të çmuara që funksionojnë si antioksidantë dhe kanë aftësi qetësuese.

Këto aftësi i atribuohen një substance të njohur si terpenes.

Ju mund të merrni gjethe të freskëta të barit të bletës dhe pasi t’i shpëlani t’i fusni në një çajnik me ujë të valuar dhe t’i lini aty për disa orë.

Më pas lëngun pijeni si çaj dhe do ju shërbejë kundër acarimit të nervave.

Nëse keni gjethe të thata përdorni 2 lugë gjelle në një çajnik të mbushur me dy filxhanë çaji ujë të valuar.

Mbajeni kapakun mbyllur për 10 minuta dhe më pas mund të pini çajin.

Çajin mund ta pini një apo dy herë në ditë. Nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Bari i bletës mund të kombinohet edhe me kamomilin apo nenexhikun.

Këto lëngje mund të qetësojnë stomakun dhe të largojnë problemet me tretjen, të përzierat dhe fryrjet.

Nga ana tjetër, vajin esencial të barit të bletës mund ta përdorni për masazh dhe do të kuptoni që humori është përmirësuar ndërsa trupi është më i qetë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat