Zgjoheni të trembur në mëngjes? Trupi yt po vuan nga ky shqetësim

Mjekësi alternative

Zgjoheni të trembur në mëngjes? Trupi yt po vuan nga ky shqetësim

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 00:49
Ilustrim

Stresi dhe pagjumësia janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Sipas mënyrës së si flini, ka dy lloje njerëzish: Gjumashët dhe ata që zgjohen shumë herët

Personat që zgjohen herët e nisin ditën e tyre në agim, ndërsa gjumashët ka raste që shkojnë në atë orë për të fjetur. Mirëpo, ndodh ndonjëherë që gjendja mendore e një personi i bën ata të zgjohen herët edhe nëse nuk e kanë qëllim.

Nëse edhe juve ju ndodh kjo gjë, mund të jetë një ide e mirë për të shkuar më thellë për të zbuluar shkakun.

Ju ndiheni të shqetësuar herët në mëngjes

Nëse ju ndodh ndonjëherë që të zgjoheni në mëngjes herët i shqetësuar, kjo mund të jetë një shenjë se ju jeni tepër të stresuar. Kjo ndjenjë e pakëndshme turbullon edhe aktivitetet tuaja të përditshme.

Emocionet, truri dhe trupi janë të lodhur dhe i humbasin të gjitha mbrojtjet e tyre kundër stresit emocional.

Stresi i pakontrolluar shkakton ankth në mëngjes dhe çuditërisht, është mjaft i zakonshëm. Kjo sjell shumë ndjenja të pakëndshme, duke ju detyruar të filloni ditën tuaj me një ndjenjë negative dhe ju ndalon ta shijoni ditën.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi në mëngjes vazhdimisht ndihen të shqetësuar dhe “në panik”. Kjo zakonisht shoqërohet nga nervozizmi, mungesa e përqendrimit, përgjumje, madje edhe sulme paniku.

Stresi që shkakton ankthi është i dëmshëm për trupin tuaj. Ai rrit rreziqet e kushteve si obeziteti, sëmundjet e zemrës, diabeti, problemet gastrointestinale, astma dhe shumë më tepër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat