Përdorimi i rregullt i hudhrës ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve. Kura e mëposhtme konsiderohet shumë efikase kundër reumatizmës, aterosklerozës, problemeve me shikimin, mbipeshës, sinozitit etj.
Mënyra e përgatitjes së kurës është tejet e lehtë.
Përbërësit:
250 ml alkool i pijshëm (40 gradë) ose raki
350 gramë hudhër.
Përgatitja:
Qërojini hudhrat dhe hidhini në një kavanoz. Shtoni alkoolin dhe mbylleni kavanozin me kapak. Mbajeni në frigorifer për 10 ditë. Pas 10 ditësh filtrojeni lëngun dhe mbajeni në frigorifer për 3 ditë të tjera. Për përdorimin e tretësirës duhet të përdorni një pikatore.
Përdorimi:
Ditën e parë, përpara se të hani mëngjes duhet të merrni një pikë, më pas dy pika përpara drekës dhe tre pika përpara darkës.
Ditën e dytë, duhet të merrni 4 pika përpara mëngjesit, 5 përpara drekës dhe 3 përpara darkës.
Ditën e tretë, duhet të konsumoni 7 pika përpara vaktit të parë, 8 pika përpara drekës dhe 9 pika përpara darkës.
Ditën e katërt, duhet të merrni 10 pika përpara mëngjesit, 11 përpara drekës dhe 12 përpara darkës.
Ditën e pestë, duhet ta rrisni dozën në 13 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.
Ditën e gjashtë, duhet të merrni 15 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.
Ditën e shtatë, duhet të merrni 12 pika përpara mëngjesit, 11 pika përpara drekës dhe 10 pika përpara darkës.
Ditën e tetë, duhet të merrni 9 pika përpara mëngjesit, po aq përpara drekës dhe 7 pika përpara darkës.
Ditën e nëntë, duhet të merrni 6 pika përpara mëngjesit, 5 pika përpara drekës dhe 4 pika përpara darkës.
Në ditën e fundit merrni tri pika përpara mëngjesit, 2 pika përpara drekës dhe një pikë përpara darkës.