Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Mjekësi alternative

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 23:00
Ilustrim

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez.

Studiuesit, të udhëhequr nga Eamon Laird i Shkollës së Mjekësisë të Trinity College Dublin, i cili publikoi studimin përkatës në revistën e osteoporozës “Osteoporosis International”, sipas “New York Times”, studiuan të dhënat për 4310 njerëz mbi 60 vjeç, duke lidhur dietën e tyre me shëndetin e kockave.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kosit lidhej me një rrezik 39% më të ulët të osteoporozës dhe një rrezik 31% më të ulët të osteopenisë tek gratë, si dhe një rrezik 52% më të ulët të osteoporozës tek burrat, krahasuar me ata që nuk hanin fare kos.

Njerëzit që hanin më shumë kos në ditë kishin 3% deri në 4% densitet më të lartë të kockave sesa ata që hanin më pak, treguan matjet. Ata gjithashtu performuan më mirë në testet e fitnesit.

“Kosi është një burim i mirë i mineraleve, vitaminave D dhe B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve, gjë që e bën atë shumë të dobishëm”, tha Laird, duke theksuar se të moshuarit kanë çdo arsye për të ngrënë kos nëse duan kocka më të shëndetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat