Kompania e fuqishme “Apple” po përballet me probleme ligjore për shkak të akuzave të europianëve se versionet e vjetra kanë ngadalësuar punën.
Konsumatorët europianë kanë hapur proceset gjyqësore të cilat mbulojnë deri në 2 milion pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S dhe 6S Plus në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Portugali.
Apple është përballur me reagime publike dhe veprime ligjore në të gjithë botën pasi pranoi në 2017 që azhornimet e softwereve të dizajnuara për të parandaluar prishjen e baterive në iPhone të vjetër, që gjithashtu ngadalësuan pajisjet.
Këto raste flagrante vijojnë fill pas një procesi gjyqësor kundër Apple në Shtetet e Bashkuara që çoi në një zgjidhje të propozuar prej 500 milion dollarë dëmshpërblim në mars.
Muajin e kaluar, Apple pagoi 113 milion dollarë për të zgjidhur një hetim mbi çështje të hapura nga 34 shtete amerikane, duke përfshirë Kaliforninë dhe Arizonën.