iPhone 12 ishte një hit masiv për Apple dhe ky boom mund të vazhdojë edhe me iPhone 13 sipas analistëve Daniel Ives dhe Strecker Ives.
Analistët e WedBush besojnë se boomi i iPhone do të vijojë edhe për një vit tjetër deri në 2022 si rezultat i pandemisë së Covid-19.
Ata parashikojnë se iPhone 13 do të vijë me një model me 1TB memorie, dyfishin e asaj çfarë sot ofron Apple. Përmirësime të tjera janë përfshirja e LiDAR në të gjitha modelet iPhone 13 ndërsa aktualisht ofrohet vetëm për iPhone 12 Pro.
Për tre mujorin e parë të vitit ata parashikojnë se Apple do të shesë 56-62 milionë njësi, një rënie e lehtë krahasuar me 60-70 milionë njësi që shiten në tre mujorin e katërt.
Për tremujorin që mbyllet në Qershor ata parashikojnë shitjen e 40 milionë njësive ndërsa në 2021 në tërësi Apple do të shesë mes 240 deri në 250 milionë njësi duke eklipsuar rekordin prej 231 milionë në 2015.